Turpëruan Gjermaninë me 6 gola, Morata: Mezi pres të dëgjoj çfarë do thuhet nga njerëzit, ia dërguam mesazhin të gjithëve

Spanja ka shokuar të gjithë tifozët mbrëmjen e sotme, teksa ka turpëruar Gjermaninë me shifrat 6-0. Një rezultat i tillë ishte ajo që më pak pritej të prodhohej nga kjo supersfidë. Lumturia në kampin andaluzian ka kapërcyer çdo limit, si dhe ka prej atyre që janë kureshtarë të lexojnë se çfarë thuhet për këtë triumph të pamëshirshëm kundër “pancerave”.

Një prej tyre është edhe Alvaro Morata, i cili arriti të tundte rrjetën e mbrojtur nga Nojer gjatë takimit. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, sulmuesi i Juventusit është shprehur se me zor pret të dëgjojë se çfarë do të thuhet pas kësaj ndeshjeje, ndërsa shton se ishte një turp që në stadium nuk kishte asnjë tifoz.

“Do më pëlqente të shihja se çfarë do të thonë njerëzit pas fitores kundër një skuadre që ishte kampione e botës. Dua të shikoj çfarë thuhet përreth. Është një turp që nuk kishte tifozë. Mezi po pres të shkoj në shtëpi dhe të shikoj çfarë thuhet. Kishim mundësinë që të dërgonim një mesazh të fortë për të gjithë dhe e bëmë. Ishte ndeshja jonë më e mirë me këtë trajner. Po të jetë për ne do na pëlqente që gjithmonë të shkonte kështu”, ka thënë Alvaro Morata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online