Çështja Ernest Muçi! E duan te Kombëtarja A dhe Alban Bushi, të gjithë shkojnë pas lojtarit të Legias

Ernest Muçi është futbollisti që pritet me më shumë kuriozitet te Shqipëria, teksa vihet re një rritje e lojtarit që po shkëlqen te Legia e Varshavës. Sigurisht, kërkohet ende punë që të merret fanella e titullarit në Poloni, por sa herë që Muçi thirret në detyrë, po arrin që të shënojë.

Në listën e publikuar nga Shqipëria U-21 është vënë re përfshirja e këtij futbollisti, në një kohë që pritej të ishte në dispozicion për Kombëtaren A. Kjo situatë do të sqarohet më mirë pasi të publikohet edhe lista e Rejës, por është e qartë se të gjithë e duan Ernest Muçin.

Vetë trajneri i Shpresave, Alban Bushi, ka shprehur ndjenjën “e frikës” nëse do të ndodhte një kalim i tillë: “Nuk besoj, do të na iki vetëm nëse ka dëmtime dhe mungesa të rëndësishme te Kombëtarja A. Nëse do të largohej edhe Ernest Muçi, do të ishte problem i madh për ne”.

Këto fjalë vijnë pasi te Shpresat po vuajnë për sulmues, ndërsa kalimi i Muçit te Kombëtarja A do ta bënte edhe më të vështirë daljen me sukses nga ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën. Mbetet të shihet sesi do të përfundojë kjo histori, por nuk përjashtohet mundësia që Reja të heq dorë këtë herë dhe t’i bëjë një nder të vogël Alban Bushit, pasi i ka marrë jo pak futbollistë nga Shpresat duke ia vështirësuar gjithmonë punën.

Nga ana tjetër te ekipi i parë i Shqipërisë do të kishte më tepër hapësira për Muçin, teksa është konfirmuar largimi i Rei Manajt për ndeshjet e nëntorit. Cështje prioritetesh dhe rëndësie që do të vendosin, por të gjithë janë të marrosur pas “xhevahirit” që nxori Tirana./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online