FSHF prezanton projektin madhor “Uniforma Ime”. Duka: Uniforma loje e stërvitje falas për çdo fëmijë që luan futboll në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit ka lançuar sot përmes një ceremonie projektin e rëndësishëm “Uniforma Ime”, që parashikon ofrimin e një seti me bazë materiale falas çdo fëmije që luan futboll në gjithë Shqipërinë. Një iniciativë tejet vitale për zhvillimin e futbollit në vendin tonë, pasi Federata e Futbollit duke nisur që nga ky sezon do të garantojë për të gjithë fëmijët që luajnë futboll nga mosha U-7 e deri në moshën U-19 veshjet pa asnjë pagesë. Një set konsiston në uniformë loje, uniformë stërvitjeje, komplet tutash dhe fëshe kundra shiut për stërvitje së bashku edhe me çantën e stërvitjes.

Ceremonia e lançimit të këtij projekti madhor është zhvilluar në ambientet e aneksit të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, ku morën pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, drejtues akademish, trajnerë, futbollistë të rinj dhe zyrtarë të FSHF-së.

Një iniciativë që do të kushtojë 1 milion euro në sezon dhe fatura do të paguhet nga FSHF, duke ulur kështu ndjeshëm barrën e familjeve të tyre, por dhe duke i dhënë mundësi të gjithëve fëmijëve të kenë kushte më të mira për të luajtur futboll.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh se ky është një moment për të reflektuar, për të kuptuar rrugëtimin e gjatë e të bukur që FSHF ka bërë në drejtim të rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të futbollit shqiptar.

“Është vërtetë emocionuese kur sot në këtë ambient fantastik të mbushur me fëmijë, por edhe me praninë e futbollit durrsak dhe të gjithë fëmijëve të lançojmë këtë projekt, që uroj dhe jam i sigurt që do ta ndihmojë shumë zhvillimin e futbollit shqiptar. Projekti në fjalë ‘Uniforma Ime’ konsiston në pajisjen e çdo fëmije, vajza dhe djem që luajnë futboll në Shqipëri me setin e uniformës, jo vetëm të paraqitjes për ndeshje, por edhe për stërvitje dhe jashtë fushës falas.

Tashmë që shoh këtë fushë me kaq shumë fëmijë e të veshur kaq bukur është vërtetë një ditë për të reflektuar dhe për të menduar se nga e kemi nisur dhe ku jemi. Po bisedoja me Haxhi Ballgjinin para pak çastesh dhe ai më tha: E kam pishman që nuk isha dhe nuk luajta futboll në këto kohë, në këto kushte kaq të mirë dhe akoma më të mira që po projektohen. Tashmë sezoni futbollistik ka përfunduar dhe përgatitemi për sezonin e ri.

Të gjithë teknikët, komisionet dhe njerëzit e komunitetit të futbollit po punojnë për një reformë të re në futbollin shqiptar, një reformë e cila konsiston në rritjen e futbollit të elitës apo atij profesionist dhe në zgjerimin e gamës dhe futbollit për të gjithë”, – tha kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, duke shtuar se detyrimet e Federatës shkojnë në shumë raste dhe përtej mundësive të saj, por të gjithë e dimë sesa e rëndësishme është për çdo nënë e baba që t’i sigurojë fëmijës së vet mundësinë për të luajtur sportin më të dashur për shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online