FSHF nuk humbet kohë, i përgjigjet Ministrinë e Shëndetësisë dhe i njeh me grupin e punës

Federata Shqiptare e Futbollit nuk është vonuar gjatë për t’i kthyer përgjigje Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo e fundit kërkoi nga FSHF-ja që të prezantonte grupin e punës me të cilët do të bashkëpunonin për të ndërtuar protokollin e duhur sanitar për të siguruar shëndetin e lojtarëve dhe aktorëve të futbollit në rinisjen e sezonit. Me anë të një shkrese zyrtare, të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, Federata njeh Ministren Manastirliu me personat e ngarkuar prej tyre për të bashkëpunuar me qeverinë në këtë proces.

Dr. Gianluca Stesina, Dr. Mel Osteni dhe Dr. Arjana Sina janë tre emrat që do të marrin pjesë për krijimin e një protokolli përfundimtar. Gjithashtu mësohet se edhe vetë Ilir Shulku do të jetë prezent së bashku me mjekët e caktuar nga FSHF, duke shprehur qartë në këtë mënyrë gatishmërinë që shtëpia e futbollit shqiptar ka për të rikthyer sa më parë futbollistët në fushë dhe për t’u garantuar atyre kushtet e duhura për të qenë të sigurt nga pandemia Covid-19./Halit Delibashi-Sport Eskrpres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online