Armir Grima nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares së femrave të paktën deri në momentin që të zbardhet e plotë çështja ku është përfshirë ish-portieri i Vllaznisë. Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka dalë në një reagim zyrtar, megjithatë vendimi është marrë tashmë dhe shumë shpejt pritet që të përcaktohet dhe ai që do ta zëvendësojë Grimën, i cili është pezulluar.
FSHF reagoi ditën e djshme në lidhje me çështjen e Grimës, duke mos dashur që të nxitohet kërkoi që të pritej vendimi i plotë. Grima është arrestuar nga një operacion i policisë dje dhe për të rëndon akuza për manipulim ndeshjesh.
Grima është i pezulluar nga çdo pozicion që ka pasur në FSHF deri në zbardhjen e plotë të vendimit, ndërsa më pas do të merret një vendim i formës së prerë për të. 44-vjeçari ndodhet pas hekurave për shkak të disa përgjimeve që policia ka zbardhur ku trajneri Kombëtares së Femrave fliste me një nga anëtarët e familjes “Bajri”, në lidhje me një ndeshje të skuadrës së Tërbunit.