FSHF këshillon stafet teknike të klubeve, ja mënyrat si të shfrytëzojnë periudhën e izolimit

Futbolli si në mbarë botën, ashtu edhe në Shqipëri, është ndalur përkohësisht për t’i lënë vendin sugurisë shëndetësore për shkak të përhapjes Covid-19. Futbollistët po përpiqen me sa kanë mundësi të ruajnë freskinë fizike në këtë periudhë izolimi, megjithëse diçka e tillë duket e vështirë të arrihet me stërvitje nga shtëpia. Klubet kanë shpërndarë programin e tyre stërvitor për të gjithë lojtarët, të cilët po e ndjekin me përpikmëri për të qenë gati kur sezoni të rinisë sërish.

Ndërkohë një periudhë e tillë duhet të shfrytëzohet edhe nga stafet teknike të skuadrave. Këta të fundit gjatë kësaj kohe mund të përmirësohen dhe mund të thellojnë edhe më tepër njohuritë e tyre. Për këtë mendon edhe FSHF, që me anë të drejtuesit të Departamentit të Analizës, Inovacionit dhe Skautizmit, Alarico Rossi tejçon edhe disa këshilla për stafet teknike./Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Bota e futbollit nuk është ndalur, ajo thjesht është duke pritur të fillojë përsëri, derisa pandemia e shkaktuar nga COVID-19 të largohet. Por ne nuk e dimë se kur do të ndodhë, kështu që në këtë periudhë duhet të punojmë e të mos rrimë pushim, pasi kur të vij momenti të jemi gati. Tashmë që futbolli është ndalur, vëmendja kryesore është tek futbollistët, por është dhe pjesa e atyre që janë në prapaskenë, stafet teknike.

Stafet duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të zhvilluar njohuritë e tyre dhe për t’i vënë ato në dispozicion sapo të fillojë gara sportive. Më poshtë do të gjeni disa këshilla nga drejtuesi i Departamentit të Analizës, Inovacionit dhe Skautizmit pranë FSHF, Alarico Rossi.

1.Organizimi i punës
Në këtë periudhë duhet të bëjmë një analizë të punës sonë, a po punonim mirë? A kishim rezultatet e duhura? Çfarë duhet të përmirësojmë? Këshilla jonë është të organizosh një telefonatë apo video-konferencë me kolegët e tu dhe skuadrën, kjo do të vlejë shumë në performancën tuaj.

2.Qëllimet afatshkurtra dhe afatgjata
Jo vetëm klubi, por edhe trajnerët dhe stafi mund të vendosin synime rritjeje. Takimet përmes videos në shtëpi mund të jetë gjithashtu një temë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e gabuar, platformat e video-konferencës gjithashtu ju lejojnë të ndani ekranin e kompjuterit tuaj. Takimet e stafit teknik çdo javë mund të jenë një krahasim i shkëlqyer për të nxjerrë ide të reja.

3.Mendoni për stërvitjet
A ishin ushtrimet tona funksionale në mënyrën se si luajmë? A ka qenë skuadra gjithmonë e përgatitur mirë apo ka pasur vështirësi në periudha të ndryshme gjatë sezonit? Tani që nuk e kemi mendjen te rezultati i çdo të diele, ne mund të ndalemi dhe të mendojmë për metodat e trajnimit. Interneti është një rrjet i pafund për të kërkuar ushtrime dhe situata të reja të lojërave për tu zhvilluar në trajnime. Dhe stafet teknike të Federatës së Futbollit janë në dispozicionin tuaj për këshilla të reja.

4.Analiza e lojërave tona
Mendimi i menjëhershëm: të lidheni me ndeshjet e ekipit tuaj gjatë vitit. Po pse? Para së gjithash, vëmendja për sa i përket një loje, rezultati i së cilës tashmë dihet është më i madh dhe mund të përqendrohet më shumë në detaje. Së dyti, ju mund ta drejtoni punën tuaj në dy drejtime: përmirësimi i ekipit tuaj duke punuar nga brenda dhe dritarja tjetër e tregut të transferimeve.

5.Ndeshjet e kundërshtarëve
Gjithmonë ka diçka për të mësuar nga të tjerët. Meqenëse kemi kohë, përdorimi i tij për të zbuluar pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarëve tanë nuk është një ide e keqe. Përveç kësaj, diçka e re gjithmonë mund të gjendet nga të tjerët, veçanërisht lojtarët. Vëzhgimi i të tjerëve mund të shërbejë për shumë gjëra, përfshirë planifikimin tjetër.

6.Informacione të reja
Federata ka vënë në dispozicion të klubeve të dhënat e plota të WyScout. Kjo do të thotë që ju mund të shihni të gjitha kampionatet botërore. Taktika të reja, krahasimi midis ekipeve që luajnë në të njëjtën mënyrë, krahasimi i lojtarëve, modelet e reja në topin joaktiv dhe hapësira për imagjinatë. Një këshillë: mos provoni rastësisht, por ato që ju nevojiten realisht.

7.Takime me ekipin
Të intervistuar në këtë periudhë emergjence, lojtarët e njohur po tregojnë sesi po stërviten në periudhën e izolimit: duke i stimuluar në ushtrimet e tyre, pas një pune të stafit, video-konferencat gjithashtu mund të shtrihen te lojtarët dhe të diskutoni për ndeshjet e luajtura në këtë sezon. Mund të jetë një mënyrë për të krahasuar dhe përmirësuar njëri-tjetrin.

8.Video-lojërat
Me një zhvillim të madh të inteligjencës artificiale, video-lojërat e futbollit stimulojnë situata reale të tyre. Në këtë periudhë pushimi, mund të praktikoni pasi të ndihmon në anën taktike. Një mënyrë ndryshe por edhe argëtuese për të përmirësuar veten dhe për të ndarë pasionin tuaj me fëmijët.

9.Trajnimi
Pika përfundimtare dhe themelore: rritja kulturore dhe profesionale. Ka ardhur koha për të studiuar, për të kërkuar në internet, për të hapur librat. FSHF po propozon një seri nismash për të mbajtur komunitetin e futbollit të angazhuar edhe nga shtëpia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *