FSHF-ja publikon programin, 7 miqësore për kombëtaret në nëntor

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik programin e ndeshjeve miqësorëve të ekipeve kombëtare për muajin nëntor.  FSHF ka programuar shtatë takime miqësore. Kombëtarja A e femrave do të jetë e para që do prekë tapetin e lojës më datë 8 nëntor, ku do të udhëtojë Sllovenisë për një miqësore me përfaqësuesen sllovene.

Kombëtarja U21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Maltës, në Selman Stërmasi dhe Loro Boriçi, ndërsa kombëtarja U 19 do të luajë dy takime ndaj Rumanisë. Ndeshja miqësore ka dhe për kombëtaren U15 që do të ndeshet ndaj Malit të Zi, fillimisht në Shkodër e më pas në Podgoricë.

Njoftimi i FSHF-së

Sektori i ekipeve kombëtare në FSHF,  ka publikuar datat e përballjeve që do të zhvillojnë në muajin nëntor 2018. Krahas kombëtares A, e cila do të zhvillojë dy ndeshje, më date 17/11 ndaj Skocisë në stadiumin “Loro Borici”, ndeshje e vlefshme për “UEFA Nations League” dhe 20/11 miqësoren përballë Uellsit në “Elbasan Arena”, do të zhvillojnë ndeshje miqësore përfaqësueset U-21, U-19, U-15 dhe Femrat A.

Shqipëria A e femrave, Slloveni-Shqipëri 8/11 “Gornja Radgona” ora 14:00.

Shqipëria U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maltën.
Shqipëri vs Maltë 16/11 “Selman Stermasi” Tiranë ora 19:00
Shqipëri vs Maltë 19/11 “Loro Borici” Shkodër ora 19 :00

Shqipëria U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Rumaninë.
Shqipëri vs Rumani 18/11  ora 14:00 “Loni Papuçiu”.
Shqipëri vs Rumani 20/11 ora 14:00 “Loni Papuçiu”.

Shqipëria U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi.
Shqipëri vs Mali i Zi 22/11 “Loro Borici” ora 12:00.
Mali Zi vs Shqipëri 24/11 “Campi Sportiv Podgorica” ora 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online