FSHF e “zyrtarizon”: Shënkolli ndërron emër, quhet… Barcelona!

Humor apo seriozitet, një zot e merr vesh. Sot FSHF ka publikuar vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës dhe aty bie në sy një vendim për Shënkollin, sepse presidenti Artan Djala është pezulluar për një vit dhe nuk lejohet të hyjë fare në stadiume.

Megjithatë, çudia është se Shënkolli ka nofkën Barcelona, sipas FSHF-së, që ka shkruar në kllapa, alias Barcelona.

Dikush tallet, ose Barcelona tani e tutje do të shpërngulet në Shënkoll, ose në FSHF kanë qenë në humor, duke e tepruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *