Një skandal i madh ka plasur në ndeshjen e djeshme mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Arnautoviç, lojtari i Austrisë që është më origjinë serbe, do të futej në lojë në minutën e 58. Duke i dhënë një dorë Kombëtares në triumfin 3-1, futbollisti 32-vjeçar e vulosi historinë e përballjes.
Menjëherë pas golit të shënuar nisën edhe ofendimet e tij ndaj Alioskit, që e detyruan Alaban t’i mbyllte gojën me forcë. Por çfarë u tha mes tyre? E vështirë që të kuptohet, ndërsa mediat serbe raportuan se Arnautovic e ofendoi Alioksin me nënën shqiptare.
Fjalë këto që nënkuptohen edhe me gjestet e lojtarit të Austrisë, që duket qartazi se origjina serbe e ka shënuar pavarësisht se ka parë kultura të ndryshme dhe të zhvilluara në vendet europiane. Me frikën e një dënimi të mundshëm të UEFA-s për racizëm, Arnautoviç ka kërkuar falje, por sërish është i pandershëm pasi nuk zbulon fjalët e thëna për Alioskin.
“Unë nuk jam racist dhe nuk do të jem kurrë racist. Kishte një duel fjalësh nga emocionet nga të dyja krahët. Ne duhet që ta fshijmë tani atë që ndodhi dhe unë kërkoj falje për këtë. Nuk ka rëndësi se çfarë i thashë, por nuk ka të bëjë me politikën mes vendeve. Për të gjithë njerëzit që janë prekur, kërkoj falje. Le ta harrojmë këtë pasi nuk i përket futbollit”, tha Arnautovic. /Sport Ekspres/