Frankfurt, Lille, Aston Villa, Fiorentina/ Njihuni me rivalët e mundshëm të Partizanit në grupet e Conference League nëse kalon Astanën

Partizani ka humbur ndaj Astanës në shifrat 1-0 në transfertë. Kjo ishte ndeshja e parë e Play Off në Conference League dhe të kuqtë u dominuan nga kundërshtari i tyre. Por për fat të mirë rezultati ishte minimal dhe kampionët e Superiores kanë ende shpresa për të kaluar më tej.

Nëse Partizani do të kalojë në fazën e grupeve dhe do ta eliminojë Astanën, me kë do të përballet? Duke marrë parasysh rezultatet dhe fituesit e deritanishëm, Partizani do të ishte në vazon e katërt, pra të fundit. Në vazon e parë ka emra si Frankfurt, Az Alkmar,Fenerbahce, Lille dhe PAOK. Në vazon e dytë ka emra si Plzen, Aston Villa, Fiorentina dhe Genk. Ndërsa në vazon e tretë gjenden rivalë si Legia Varshavë apo Ljubjana. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online