Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes së djeshme në kualifikueset e Europës për Kupën e Botës 2018 ishte ajo mes Suedisë e Francës, një finale e vogël në garën për vendin e parë në grupin A. Në nëntor Franca fitonte 2-1 në Paris dhe niste shkëputjen, por duket se “Gjelat” i kanë bërë llogaritë gabim. Suedia nuk e ka problem që është larguar nga kombëtarja një gjeni si Zllatan Ibrahimoviç dhe rindërtimi po ecën në rrugën e duhur, sepse skuadra aktuale qenka vritet e fortë. Në fakt, Franca shënoi një gol të mrekullueshëm me Olivjer Zhiru në minutën e 37-të dhe u duk se ndeshja mori rrugën e parashikuar, por suedezët vraponin dyfish në krahasim me Grizman me shokë dhe Durmaz në minutën e 43-të barazoi, me një predhë brenda zone. Pjesa e dytë ishte mjaft e ekuilibruar dhe Franca qartësisht po mundohej të mbronte barazimin që e mbante në krye, por ia dhuroi vetë fitoren Suedisë. Në minutën e 93-të, me pak sekonda të mbetura, portieri francez Hugo Loris doli nga zona, shmangu një kundërshtar dhe në mënyrë të pabesueshme e çoi topin në mesin e fushës, aty ku Ola Toivonen nuk ia përtoi, duke lëshuar një gjuajtje që përfundoi direkt e në rrjetë.
I LOVE YOU TOIVONEN pic.twitter.com/0SABOYYv6H
— Isak Möller (@Isak_Moller) June 9, 2017
ZVICËR SHQIPTARE NË ISHUJT FAROE – Pritej fitorja dhe ajo erdhi, Zvicra kaloi pa vuajtje 2-0 Ishujt Faroe, duke mbrojtur kreun me 3 pikë më shumë se Portugalia në grupin B. Megjithatë, ajo që ra në sy ishte nata perfekte shqiptare, sepse në minutën e 36-të shënoi Granit Xhaka dhe në të 59-tën dyfishoi Xherdan Shaqiri. Qerrshia mbi tortë, 2 asiste nga Blerim Xhemaili.
RONALDO VAZHDON SHFAQJEN – Që Portugalia do të fitonte në Letoni, këtë nuk e dyshonte askush, por kurioziteti ishte i madh në lidhje me Kristiano Ronaldon, pasi ylli i Portuaglisë dhe Realit tashmë luan vetëm për rekorde. U tha, u bë: Ronaldo shënoi dy golat e parë të ndeshjes 918 gola në 11 ndeshjet e fundit me klub e kombëtare), ndërsa më pas u bë bujar, duke dhënë asist për Andre Silvën, i cili vulosi fitoren.