FOTO+VIDEO/ Ronaldo zbret në Torino, blindohet aeroporti dhe tifozët zhgënjehen!

Zbarkimi i dytë… Nëse do të ishte një titull libri, ky do të ishte më i përshtatshmi, pasi Kristiano Ronaldo, pas firmës dhe prezantimit, tashmë ka mbaruar zyrtarisht pushimet dhe nga nesër do të nisë punën me bardhezinjtë, në pritje që Alegri & Co të kthehen në Torino gjithashtu pas turneut në Amerikë…

Në aeroportin e Kazeles, në Torino, përpos temperaturave të larta (34 gradë celsius), disa tifozë kishin lënë plazhin dhe ishin aty duke e pritur, por janë zhgënjyer pa masë, kur kanë parë se një karvan me fuoristrada, Jeep, që është edhe sponsori kryesor i Juventusit, kanë shoqëruar CR7, i cili ishte bashkë me bashkëshortjen Xhorxhina dhe djalin më të vogël në krah.

Bluze më mëngë të shkurtra, xhinse dhe avioni privat, që mbërriti me vonesë, teksa menjëherë ai ëhstë ngjitur në makinë dhe gjithçka është zhdukur në sytë e tifozëve, që kanë bërtitur emrin e tij…
Sa i përket shtëpisë, ende nuk është vendosur, pasi super vila luksoze në Mandria është gjykuar jo e përshtatshme, ndaj është preferuar një tjetër rezidencë. Duhen edhe disa ditë sa të mbarojë, teksa CR7 do të qëndrojë në hotel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online