Fotot/ Talenti shqiptar firmos me Torinon!

Futbollisti shqiptar, Brijan Ibrahimi, në fshehtësi totale, ka firmosur me skuadrën e Torinos, që do ta përdorë për ekipin Primavera në sezonin tjetër ose edhe me paratërinjtë, nëse nuk do të jetë gati për moshën U-19. Ai largohet nga Breshia, që kishte pronësinë e djaloshit dhe e kishte huazuar për një vit te skuadra e Kievos, në kampionatin e të rinjve.

Ibrahimi me menaxherin shqiptar, Sokol Haxhia

Ibrahimi është thërritur edhe nga kombëtarja U-17 e Shqipërisë, por ende nuk ka mundur të debutojë.

Ai është vetëm 16 vjeç, por ka treguar një potencial të jashtëzakonshëm. Sigurisht, edhe Kievo donte ta mbante futbollistin, por në fund “dallëndyshet” kanë rënë dakord me Torinon.

Transferimi i krye nga menaxheri shqiptar, Sokol Haxhia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *