28 orë izolim në aeroport/ Hyka rrëfen udhëtimin “si emigrant” dhe tradhëtinë e dietës: Fjetëm në një cep, kishim vetëm McDonalds

0

Udhëtimi për në Izrael i Jahmir Hykës ka rezultuar një aventurë e mbushur me peripeci. Së bashku me Lilaj i është dashur të qendrojë për 28 orë në aeroportin e Frankfurtit, si e vetmja mundësi për t’u kthyer sërish në vendin ku zhvillon karrierën e tij. Hyka ka rrëfyer këtë eksperiencë të pazakontë dhe të lodhshme për të në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live“ në Top Channel, ndërsa udhëtimi i ngajnte atyre të emigrantëve shqiptar vite më parë, kur sakrifikonin pafund për të shkuar në vendet e huaja. Në pamundësi të një dhome hoteli, ishte një krevat i vendosur në cep të aeroportit ai që do të kthehej në vendin ku lojtari do të kalonte natën. Ndërkohë është detyruar “të tradhëtojë“ edhe dietën e tij për një ditë, teksa i vetmi opsion ishte një McDonalds që gjendej pranë aeroportit të Frankfurtit.

“U vendos nga Qeveria dhe Federata e Izraelit që futbolli do të fillonte përsëri. Ekipi jonë um mundua me çfarëdo lloj mënyre që të na kthente përsëri në Izrael, por duke ditur situatën e pazakontë dhe nuk kishte shumë mundësi flututimi. U munduam në çdo lloj mënyre që gjetëm këtë mundësi për të fluturuar nga Tirana në Frankfurt për të qendruar atje për 28 orë. Problemi qendronte te fakti se nuk mund të dilnim nga aeroporti i Frankfurtit dhe i vetmi hotel që ishte në aeroport ishte i gjithi i rezervuar, kështu që nuk kishim mundësi të gjenim një dhomë për të fjetur.

Faktikisht besoj se stafi i aeroportit kishte menduar se do të kishte shumë njerëz që do të duhet të prisnin për një kohë të gjatë atje dhe në një cep kishin vendosur krevatë portativ. Kështu që na e lehtësoi disi punën. Fjetëm aty. Nuk ishin kushtet më të mira por ndihmoi diçka. Normal që kur ndodhemi në këtë situatë të pazakontë është e papreçedentë për të gjithë njerëzit jo vetëm për futbollin, kështu që duhet t’i bëjmë ndonjëherë këto sakrifica. Shyqyr që nuk isha vetëm, sepse udhëtova së bashku me futbollstin tjetër shqiptar, Sabien Lilajn, dhe kjo na e lehtësoi disi punën.

Ne ishim munduar gjatë gjithë kohës të mbanim pak dietën, sepse kur kalon një kohë të gjatë pa luajtur dhe në kushte karantinimi mund të shtonim në peshë. Po aty ato mundësi kishim, në aeroport ishte hapur vetëm një McDonald, kështu për 30 orë kemi ngrënë vetëm ndonjë hamburger dhe patate të skuqura.

Ne nga java tjetër do fillojmë kampionatin. Na kanë vendosur kusht që duhet të qendrojmë të izoluar të gjithë. Dalim nga hoteli vetëm për të bërë stërvitje apo për të luajtur ndeshjet. Shpresoj të shkojë çdo gjë mirë, megjithëse futbolli pa tifozë nuk është i njëjtë, e kemi parë edhe nga Bundesliga këtë. Deri tani jam i kënaqur në Izrael”, ka deklaruar Jahmir Hyka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.