FOTOT/ Higuain dhe Kaldara prezantohen në Duomo, festa kuqezi!

Një ditë e mbushur me festime… Në fillim vizitat e fundit mjekësore, më pas prezantimi dhe firmat, vizita në muzeun e Milanit, por edhe autografet për tifozët… Por, prezantimi më i bukur ka ardhur në tarracën e Pallatit Arengario në “Piazza Duomo”, aty ku ishin mbledhur rreth 1 mijë tifozë kuqezi edhe pse në një ditë të nxehtë gushti… Dy blerjet e reja kuqezi, Higuain dhe Kaldara, kanë pozuar me fanellat me nr.9 dhe nr.33, duke i hedhur më pas te “turma”, që qëndronte poshtë…

[Best_Wordpress_Gallery id=”97″ gal_title=”Kaldara Higuain”]

Më pas, stërvitje, vrapime dhe disa veprime atletike. “Pipita” dhe Kaldara kanë folur për Milan TV në lidhje me këtë aventurë të re, pasi e kishin bërë në konferencën për shtyp të prezantimit.

GONZALO HIGUAIN

“Eshtë diçka e bukur të dëgjosh koret e tifozëve. Eshtë një aventurë e re këtu te Milani. Jam i lumtur dhe dua të shpaguaj besimin e tifozëve dhe klubit. Të shpresojmë që të çojmë Milanin sa më lart. Motiv krenarie për mua që vesh këtë fanellë, një nga ato ekipe ku çdo fëmijë do të donte të luante. Tifozëve u them të qëndrojnë të bashkuar”

MATIA KALDARA

Nuk e prisja këtë tifozeri në këtë ditë. Entuziazmi duket me sy të lirë, jam i lumtur që ndodhem këtu. Të dëgjoj këto kore është diçka e bukur. i uroj Pipitës që të arrijë rekordin e golave këtë vit. Eshtë fantastik… Kur luaja kundër, e godisja te këmbët kur më shmangte, ndaj prandaj tha se nuk i pëlqente të luante në krahun tim (qesh). Kesi dhe Konti? Kur morën vesh që do të vija, me çuan sms… dhe i thashë: Jam mes jush tanI!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *