Mbrojtësi Tefik Osmani ende nuk i ka dhënë drejtim të ardhmes së tij. U mendua se do të dilte në stërvitje me skuadrën e Skënderbeut, por ende nuk është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. Ai nuk dihet se çfarë do të bëjë dhe ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por duket se do t’i japë drejtim shumë shpejt të ardhmes së tij.
Në një shkrim të tij në “Facebook”, Osmani lëshoi një prej atyre batutave që bën vazhdimisht. Shtatlarti flet me kode të fshehura, ende asgjë konkrete, por thuajse askush nuk ka guxim të futet në “kokën” plot udhëkryqe të Tefik Osmanit.