Fitimi i Superkupës së Spanjës ka lënë shumë të kënaqur Antuan Grizmanin, pasi ekipi i tij e nisi sezonin me një trofe, aq më tepër kundër Real Madridit, në një derbi, ku triumfi vlen dyfish.
Ai ka shprehur gëzimin e tij në kanalet e tij zyrtare në rrjetet sociale, por fotoja që tërhoqi më shumë vëmendje është ajo ku shfaqet kapiteni i Real Madridit, Serxho Ramos, duke kurorëzuar francezin.
Lojtari i Atletikos shfaqet i ulur në fron me kapitenin e Real Madridit që i vendos kuorrën e mbretit. Një foto që mund të ngjallë shumë polemika.