“Nuk jemi ndërtuar për të fituar Serinë A”, Bonera flet për rritjen e pritshmërive te Milani

Milani është duke kaluar një moment mjaft të mirë, teksa në fundjavë fituan dhe një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Napolit, me rezultatin 1-3. Kuqezinjtë vazhdojnë të mbeten në vendin e parë, me 3 pikë më shumë se Roma dhe 4 pikë më shumë se Juventusi. Me një lider si Ibrahimoviç, tifozët e “djallit” janë duke ëndërruar për një rikthim tek titulli kampion.

Megjithatë trajneri i të rinjve të Milanit, Daniele Bonera, i cili zëvendësoi ndeshjen e të dielës Stefano Pioli, dëshiron t’i mbajë lojtarët dhe tifozët me këmbë në tokë, duke theksuar se ky Milan objektiv kryesor ka Champions League. Gjithashtu ai shtoi se Milani nuk është i ndërtuar për të fituar titullin kampion.

“Ne nuk jemi ndërtuar për titull! Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme. Objektiv kryesor kemi vetëm Champions League-n. Ka ekipe të tjera që janë ndërtuar për Scudetto!”- tha ndër të tjera Daniele Bonera. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online