FOTO/ Uzuni mbërrin në Kroaci, pritet prezantimi

0

Myrto Uzuni do të luajë tek skuadra e Lokomotivës së Zagrebit. Futbollisti, i cili edicionin e fundit është aktivizuar me ekipin e Laçit u transferua në limitet e kohës së merkatos së verës në Kroaci, duke bërë kushti një hap shumë të madh në karrierë.

I kënaqur mbetet dhe klubi i Laçit që ka përfituar një shifër diku tek 300 mijë euro nga shitja e lojtarit beratas. Drejtuesit e Laçit ishin të vetmit që besuan tek lojtari i krahut, duke e blerë një vit më parë nga Apolonia e Fierit.

Uzuni ka mbërritur në Kroaci, i shoqëruar nga menaxheri i tij Franci Bode, si dhe babi i tij. Lojtari është akomoduar në Zagreb dhe shumë shpejt pritet që të vijë dhe prezantimi nga ana e klubit të ri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.