FOTO | Uniforma e dytë e Realit, tifozët pushtojnë rrjetin

Janë publikuar sot disa foto të uniformës së dytë të Real Madridit dhe në rrjetet sociale, dizajni është pritur mjaft mirë nga tifozët e “Los Blancos”. Kompania Addidas ka krijuar një fanellë blu të errët, me nuanca të ngjyrës së zezë për të nxjerrë në pah detajet dhe kjo punë e kompanisë së njohur sportive, është komplimentuar nga njerëz të shumtë.

Disa nga komentet e tifozëve ishin: “Uau, nuk do e blej fare uniformën e parë, më mjafton kjo”. “Bravo Addidas, uniforma duket fantastike”. “Çdo gjë perfekte!” Përveç komenteve tepër pozitive, kishte dhe nga ato ngacmueset: “Nuk është kjo si uniforma e Mançester Junajtid?”

Një koment nuk mund të mungonte as për modelin i cili reklamoi këto fanella, i cili kishte një ngjashmëri shumë të madhe me mbrojtësin më të përfolur këtë merkato, Matijs de Ligt: “Modeli ngjason me De Ligt. Mos ndoshta Perez po përgatit një tjetër blerje?” Më poshtë, do të shikoni dhe fanellën e dytë të “Los Blancos” për sezonin  e ardhshëm, e dizajnuar nga Addidas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *