E bujshme/ Tirana tenton transferimin e luksit, po punon për të sjellë mesfushorin e Kombëtares në kryeqytet

Tirana do të lërë Turqinë për t’u kthyer përsëri në Shqipëri, ku do të punojë me intesitet më të lartë për merkaton. Kampionët e Superiores kanë vendosur objektiva të lartë këtë verë, teksa synojnë të përfundojnë me sukses një transferim luksi. “Supersport” raporton se bardheblutë kanë nisur nga puna për të bindur Emanuele Ndojin të vijë në kryeqytet.

Mesfushori i Kombëtares shqiotare është penalizuar së tepërmi nga dëmtimet në karrierë, duke mos shkuar në nivelin e pritur, pasi aftësitë nuk i mungojnë. Ndoji është në pronësi të Breshias në Serinë B, ndërsa në sezonin që u mbyll një muaj më parë luajti si i huazuar për Kosencën. Mbetet për tu parë nëse Tirana do të bindë mesfushorin e Kombëtares të vishet bardheblu për sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online