Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët shqiptarë, që kanë marrë vlerësime të mëdha për paraqitjet e zhvilluara në fushën e lojës. Për këtë arsye emrat e tyre zënë vend në 11 më të mirët e javës. Nedim Bajrami renditet mes më të mirëve në Serie A, teksa me asistin e tij solli përmbysjen e rezultatit për Empolin.
Ndërkohë legjionarët shqiptarë kanë arritur të lënë gjurmë edhe në Kroaci. Albi Doka dhe Enis Çokaj dhuruan nga një asist secili në ndeshjet e fundit përpos lojës pozitive të zhvilluar përgjatë 90 minutave. Kjo ka bërë që dy lojtarët shqiptarë ta gjejnë veten në formacionin e javës për kampionatin kroat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/