Faza e grupeve të Kampionatit Botëror ka hyrë në raundin e fundit të ndeshjeve. Grupi A është i pari që ka marrë trajtën finale, ndërsa në mbrëmje kompletohet edhe Grupi B. Renditjet përfundimtare të Kombëtareve në grupet e tyre përkatëse do të përcaktohen në datën 2 dhjetor dhe më pas ekipet do të kenë të qartë edhe kundërshtarët që do të kenë në fazën e 1/16-ve.
Formula e FIFA-s për të përcaktuar çiftet që më pas do të garojnë për të shkuar deri në fund të rrugës për trofeun e Kupës së Botës siguron përplasje të skuadrave që e kanë mbyllur në vendin e parë grupin e me ato që janë renditur të dytat. Më saktësisht vendi i parë i grupit do të ndeshjet me vendin e dytë të grupit pasardhës. Shembull: Vendi i parë i grupit A me vendin e dytë të grupit B, vendi i parë i grupit B me vendin e dytë të grupit C e kështu me radhë. Ndërkohë vendi i dytë i grupit A ndeshet me vendin e parë të grupit B, vendi i dytë i grupit B me vendin e parë të grupit C e kështu me radhë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/