FOTO/ Pogba i padëshiruar në Paris, tifozët e PSG-së kundërshtojnë transferimin: Mamaja jote nuk të do këtu, as ne nuk të duam

Pol Pogba është një profil që po josh gjithnjë e më shumë drejtorin sportiv Leonardo për ta sjellë në radhët e PSG-së. Parisienët kanë bërë një merkato të frikshme, duke krijuar një grup qëpremton të fitojë shumë trofe sezonin e ardhshëm. Kontrata e mesfushorit francez me Manchester United përfundon në verën e ardhshme dhe PSG po përpiqet të shfrytëzojë këtë moment për të kthyer në vendlindje 28-vjeçarin.

Por nëse klubi parisien e pret me krahë hapur, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për tifozët. Këta të fundit kanë bërë të qartë qendrimin e tyre në lidhje me këtë transferim përmes një banderole të hapur në ambientet pranë qendrës stërvitore të PSG-së.

“Pogba, duhet të dëgjosh mamanë. Ajo nuk të do këtu, nuk të duam as ne”, shkruhen në baderolën e tifozëve të PSG-së, që përcjellin pastër mesazhin e tyre. Një reagim i tillë mund të lidhet me faktin se pak vite më parë Pogba do të pohonte se së bashku me babanë e tij ishte një tifoz i Marsejës. Këta të fundit janë rivali më i madh i PSG-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online