Merkatoja e Lacios mbledh në takim Sarrin, Lotiton dhe Taren, diskutohet mbi të ardhmen e Muriqit

Përpara takimit të djeshëm mes Lacios dhe Triestinës, Sarri, Lotito dhe Igli Tare kanë drekuar së bashku. Ka qenë pikërisht merkatoja e klubit ajo që ka mbledhur në një tryezë këto figura të skuadrës kryeqytetase. Gjatë takimit është diskutuar mbi largimet dhe afrimet e Lacios këtë verë.

E ardhmja e Vavro varet e gjitha në duart e trajnerit, ndërsa e njëjta gjë nuk vlen për Muriqin dhe Korrean. Në sulmin e Lacios ka vend vetëm për një mes sulmuesit shqiptar dhe Kaisedos, prandaj dikush duhet ti thotë lamtumirë fanellës bardhekaltër.

Megjithatë ai që do të vendosë nuk do të jetë Sarri, por tregu i transferimeve. Sulmuesi që do të largohet do të jetë ai i cili do të ketë më shumë oferta këtë verë. E në këtë pikë, ekuatoriani duket se do të jetë ai që do të largohet, duke qenë se ka zhvilluar një sezon më pozitiv se Muriqi, si dhe prej kohësh ka qenë nën vëzhgimin e klubeve të tjera.

Ndërkohë alternativa të reja për repartin e avancuar janë Julian Brandt dhe Kajehon. Për sa i përket gjermanin, Tare duhet të bindë Borusian e Dortmundit të japë miratimin për një transferim me huazim me të drejtë blerje në fund./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online