Stavri Nica ka nisur punë te Devolli dhe natyrisht synimi i tij, si gjithnjë, është ndërtimi i një skuadre mbi të gjitha të kompletuar në aspektin fizik, diçka që trajneri ekspert e konsideron shumë të rëndësishme.
Problemi është se në Devoll moti i keq nuk lejon stërvitjen në qytet dhe duhet ruajtur stadiumi për ndeshjet zyrtare, ndaj Nica ka zgjedhur fshatin Vishocicë për të kryer stërvitje.
Në fakt, fusha, nëse është e tillë, nuk kuptohet ku nis e ku mbaron, sepse gjithçka është e mbuluar nga dëbora dhe pamjet janë impresionuese, si film (fotot: K.S Devolli Facebook).
Nëse të gjithë futbollistët e përballojnë më së miri stërvitjen e Nicës, me siguri edhe misioni drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë do jetë i suksesshëm.