Pas kërkesës që nuk u plotësua sa i përket kthimit të tifozëve te Shqipëri-Angli, FSHF ka marrë një tjetër hap duke i dërguar letër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë. Qeveria e futbollit të Shqipërisë ka kërkuar që ashtu si edhe në vendet e tjera të Europës, të lejohet kthimi i tifozëve me numër të reduktuar sa i përket finales së Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.
Mbetet ende të shihet përgjigja që do të vijë nga ana e Ministrisë së Shëndetsisë mbi këtë diskutim, ndërsa janë ulur ndjeshëm rastet e prekjes me COVID-19. Gjithashtu FSHF merr përsipër gjithçka sa i përket shëndetit të lojtarëve, stafeve të ekipeve dhe tifozëve, duke garantuar për rregullat strikte në “Air Albania”. /Sport Ekspres/