Elton Kale njoftoi së fundmi lamtumirën e tij me skuadrën e Tiranës, me të cilët arriti të shijonte edhe një titull kampion dy sezone më parë. Por nuk ka vonuar shumë për të zgjedhur destinacionin e ri në karrierë. Braziliani ka arritur marrëveshjen me Gjilanin, gjë të cilën e konfirmon edhe Sevdail Robelli për “Indeksonline“.
“Po, kemi nënshkruar kontratë dy vjeçare me Calen. Ne presim që braziliani të përshtatet me futbollin tonë dhe të ketë sukses. Normalisht, transferimi i tij ka qenë kërkesë e trajnerit sepse ai e bën listën e futbollistëve që i do në skuadër. Besoj që deri në fund të javës do të përfundojmë me merkaton”, ka pohuar Robelli.
Ndërkohë nga ana tjetër klubi i Gjilanit ka vendosur ta prezantojë ndryshe lojtarin brazilian, duke kopjuar mënyrën e zgjedhur nga Lacio për të njoftuar firmën me Mauricio Sarrin me imazhin e një cigareje, simbol i trajnerit italian. Në mënyrë të ngjashme, skuadra e Superligës së Kosovës ka zgjedhur simbolet e një kërcimtari, të muzikës dhe topin e futbollit të cilat në fund kanë një të përbashkët, flamuri ne Brazilit, që është edhe vendlindja e Kalesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/