Ditën e djeshme u vendos edhe për projektin e ri të stadimit të Flamjrtarit. Kompania belge “XDGA” fitoi garën me konkurentët, duke fituar të drejtën për ndërtimin e stadiumit të ri në Vlorë. Por qytetit dhe klubit vlonjat nuk do i shtohet vetëm stadiumi në fjalë. Flamurtari ka shpalosur sot edhe projektin e ri për akademinë e kuqezinjve.
Sipas deklaratave të mëparshme të Sinan Idrizit bëhet fjalë për një investim në Pyllin e Sodës, ku do të përfshihen disa fusha stërvitore dhe një stadium i vogël me një kapacitet prej 3000 ulësesh. Një projekt dinjitoz që i shkon për shtat emrit dhe traditës së klubit Flamurtari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/