(Foto) Ja se si e ndryshon Ronaldo formacionin e Juves!

Tani që Ronaldo është zyrtarizuar dhe, ende asnjë “big” nuk ka lënë Juventusin, menjëherë, “Tuttosport” ka bërë edhe një formacion ëndrrash ose të mundshëm bardhezi, për sezonin tjetër dhe se si ndryshon skema me CR7 në fushë…

Trajneri Masimiliano Alegri, thuajse me siguri, do të hedhë në fushë një Juventust me tredhëmbësh, ku portugezi do të jetë sulmuesi i qendrës, ndërsa do të ketë edhe krahët në mbështetje, por mund të variojë sipas karakteristikave të tij që janë universale në sulm.

Edhe pse ende askush nuk ka ikur, e sigurt është që Higuain do të përshëndesë… Kështu, veç Ronaldos, në krah do të jenë Dibala dhe Dagllas Kosta, teksa në stol Manxhukiç dhe Bernardeski, gati të aktivizohen në pjesën e dytë.

Kroati do të alternohet mes rolit të sulmuesit të krahut dhe si zëvendës i CR7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *