Foto ikonë! “Dëgjova gjithë stadiumin duke bërtitur”, Fatmir Vata për përplasjen me Kahn: Dua më shumë zjarr te lojtarët e Shqipërisë

Nga Klaudio Ndreca

Nëse përmendim Fatmir Vatën, atëherë menjëherë mendja shkon pikërisht te ajo foto ikonë me Oliver Kahn. Atje shihet lojtari shqiptar teksa përballet pa u trembur ndaj legjendës bavareze, që asokohe ishte tmerri i të gjithë lojtarëve kundërshtarë, kur bëhej fjalë për luftën dhe shprehjen e nervave.

Ashtu siç shprehet edhe vetë Vata, foto ka marrë një shpërndarje të papritur, ndërsa u cilësua në 2005 si më e mira në gjithë Europën sa i përket aspektit sportiv. Në intervistën për “Fan Zone” është treguar më me detaje kjo përplasje verbale me Oliver Kahnin.

“Shumë shqiptarë janë ndierë krenarë për këtë foto që është bërë. Fotografi i ndierë, se tani ka ndërruar jetë, ka qenë shumë i lumtur dhe në 2005 u zgjodh si më e mira në gjithë Europën. Unë shkova për ta marrë topin dhe ta vendos prapë në vendin e duhur. Kur dëgjova papritur gjithë stadiumin duke brohoritur. Nuk e kuptova dhe ktheva kokën, ndërsa para fytyrës kisha Oliver Kahnin. E kam parë këtë foto pas dy muajsh që më kanë dërguar të tjerët dhe pastaj nisi të shërndahej. U gjet momenti i duhur për shkrepjen.

Ne shqiptarët jemi pak gjaknxehtë në fakt, unë jam larguar nga Kombëtarja pas një përplasje me Brigelin. Ka qenë e kotë përplasja me trajnerin, por edhe unë kam gabuar. Se tani kur e mendon, isha unë që dola i humbur aty.

Mendoj se lojtarët tani duhet të kenë më shumë dëshirë, të kenë më shumë zjarr, të vrapojnë më shumë në fushën e lojës. Çdokush duhet ta kuptojë që është maksimumi dhe maksimumi i çdo lojtari që e mban veshur fanellën e Shqipërisë”, ka thënë Vata. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online