E FUNDIT/ Mbërrin dokumenti dhe përgjigja e Qeverisë te FSHF, tani nuk ka më “Facebook” dhe media

Nga Klaudio Ndreca

Një lajm i mirë vjen për futbollin në Shqipëri dhe këtë herë në rrugë zyrtare. FSHF e kishte humbur tërësisht komunikimin me Qeverinë në këtë drejtim, teksa këta të fundit nuk po e merrnin në trajtesë pjesën e kampionateve dhe problemet e klubeve.

Gjithsesi pritjes i ka ardhur fundi dhe te FSHF ka përgjigje me një dokument për herë të parë. Ka qenë Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale që përgjigjet duke kërkuar bashkëpunimin e krerëve të futbollit në Shqipëri, për të dëgjuar me vëmendje kërkesën dhe për të marrë vendimin përfundimtar. Komiteti Teknik i Ekspertëve thuhet se po punon për protokollet e posaçme dhe për hapjen graduale të aktiviteteve sportive, nga dokumenti që ka bërë publik “Procesi Sportiv”.

Pak ditë më parë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është shprehur se nuk ka pasur një përgjigje nga Qeveria dhe Ministria përkatëse, por komunikimet bëheshin vetëm nëpërmjet medias. Një hap i madh bëhet në këtë drejtim, ndërsa brenda pak kohësh do të shohim edhe lojtarët në fushë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online