FOTO | Fanatics në sulm pa filluar, thumbim i fortë për Halilin

Tifogrupi “Fanatics” nuk mungon as në takimin e sotëm ndaj Kamzës. Mbështetësit bardheblu, siç dihet, prej kohësh janë kundër presidentit Refik Halili, të cilit i kërkojnë largimin.

Ashti si në ndeshjet e shkuara, nuk ka munguar as sot një thumbim i fort për numrin një të skuadrës 24-herë kampione. Tifozët kanë shpalosur një mbishkrim ku veçohej se edhe gjyqi me tifoztë është humbur, duke i kujtuar në një farë mënyre se skuadra bardheblu ka jo pak llogari të hapura me lojtarët që janë larguar dhe jo vetëm.

Me këtë mesazh tifozët kujtojnë se skuadra është “borxhli” ndaj tyre, për situatën ku skuadra është paraqitur në sezonet e fundit.

Foto: SportEkspres,com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *