Në orën 20:45 Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në grupin 1 të Ligës C ndaj Skocisë. Skuadra e Panuçit do të sfidojë skocezët në Loro Boriçi, por temperaturat në Shkodër duket se nuk janë aspak favorizuese, pasi në qytetin verior bën shumë ftohtë.
Në rrugët e Shkodrës ka shumë skocez, të cilët po argëtohen në vendin tonë, siç kanë bërë prej dy ditësh. Të panumërt dhe atmosferë feste, duke gjallëruar disi atmosferën. Krejt e kundërta ndodh me tifozerinë kuqezi, që po pret orën e ndeshjes për t’u afruar te stadiumi.
Gjithsesi, mbizotëron harmonia mes dy tifozerive, aq sa në një moment disa tifozë skocez i kanë ftuar tifozët shqiptar që të pinin nga një birrë së bashku në një prej lokaleve në Shkodër. Vijon shitja e biletave në sportelet pranë stadiumit, me Shipërinë që do të ketë më shumë mbështetës në këtë përballje se takimi me Izraelin.