Foto e rrallë/ Lojtarët e Nices po mbronin portën e tyre nga pësimi i golit, por nuk kishte asnjë kundërshtarë

Në ndeshjen e djeshme mes Nicë dhe Marsejë kishte një moment kaotik. Kur u regjistrua minuta e 75 e takimit, Payet shkoi për të ekzekutuar goditjen e këndit. Menjëherë tifozët do ta godisnin me disa shishe uji. Futbollisti humbi toruan për t’ia rikthyer me të njëjtën monedhë dhe ultrasit zbritën në fushë për të nisur përplasjen fizike.

Arbitri ndërpreu takimin me ekipet që u futën në dhomat e zhveshjes. Megjithatë futbollistët e Nice dolën sërish në fushë për të mbyllur takimin, që ishte lënë në goditjen e këndit të paekzekutuar. Urdhëri i kryesorëve të takimit ishte për vazhdimin e sfidës, por futbollistët e Marsejës nuk zbritën sërish në fushë pasi nuk kishin siguri. Kështu u krijua edhe pamja e veçantë me lojtarët e Nices që ishin të rreshtuar për mbrojtjen e portës së tyre, ndërsa nga ana tjetër nuk kishte asnjë rivalë për të ekzekutuar goditjen e këndit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online