VIDEO/ Veprimi i rrallë i arbitrit, ulet në gjunjë dhe kërkon falje në përgjërim pasi kupton gabimin

Një situatë shumë e veçantë ka ardhur në ndeshjen e zhvilluar në Danimarkë mes Vendsysel dhe Frederica, e cila përfundoi në shifrat 1-1, Fillimisht ishin vendasit që gjetën golin e parë. Ndërkohë Frederica ishte pranë gjetjes së barazimit, por nuk është lejuar nga arbitri. Ky i fundit ka gabuar duke akorduar një goditje dënimi për ta, megjithëse sulmuesi i Frederica gjendej në pozicionin ideal për të dërguar topin në rrjetë.

Pas vërshëllimit të parakohshëm, gjyqtari e kupton gabimin që kishte bërë në atë rast. Menjëherë shkon që të ulet në tokë dhe t’i përgjërohet futbollistëve miq që ta falin për gabimin e bërë. Inkurajimi do të vinte edhe nga vetë lojtarët që e kuptojnë se në futboll ka edhe gabime njerëzore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online