Gjatë rritjes së tij në akademinë e Chelsea-t, Armando Broja ka pasur mundësinë të njohë nga afër shumë nga legjendat e bluve të Londrës. John Terry është një nga mbrojtësat më me emër të këtij klubi, që për vite ka mbajtur në krahë edhe shiritin e kapitenit. Ish-futbollisti anglez ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram” një foto duke mbajtur në duart e tij të ardhmen e Chelsea-t dhe Shqipërisë.
Me Brojën e vogël pranë tij në “Stamford Brigde” është fotoja që Terry ka vendosur të shpërndajë në rrjetet sociale. Më pas ishte dhe vetë sulmuesi shqiptar ai i cili e ka postuar në profilin e tij, duke shkruar: “Kujtime të mrekullueshme”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/