Ditën e enjte përfaqësuesja e Kosovës pret në stadiumin “Fadil Vokrri”, kombëtaren e Maltës në kuadër të turneut “Nations League”. Interesi në të gjitha pikat ku shiten biletat e kësaj ndeshje ka kaluar çdo parashikim.
Në çdo pikë shitje ka pasur radhë të madha njerëzish, madje një pikë është dashur ndërhyrja e policisë për shkak të kaosit të madh. Interesi i madh është një lajm shumë i mirë për sportin në Kosovë, por radhët e mëdha mund të evitoheshin në rast se federata do të vinë në punë një sistem të blerjes së biletave “online”.