Palmeiras arriti të fitonte titullin kampion të Brazilit këtë vit dhe djemtë e Felipe Skolarit siguruan titullin e dhjetë në historinë e klubit. Felipe Melo është një nga emrat e rëndësishëm të ekipit dhe mesfushori fitoi një çmim tepër të veçantë.
35-vjeçari, i cili ka luajtur më parë me Fiorentinën, Juventusin, Interin dhe Gallatasarajin. Është shpallur për herë të dytë rresht si lojtari më i dhunshëm i kampionatit brazilian. Felipe Melo njihet për karakterin e tij të fortë, lojën e ashpër dhe kartonët e pafund që ka marrë në karrierë.
“UOL Esporte” ka kryer një sondazh ku kanë votuar të gjithë futbollistët e kampionatit brazilian për lojtarin më të dhunshëm. Rezultati? Aspak surprizë, në vend të parë është Felipe Melo me 51.8% të votave. Vendi i dytë mbahet nga Fagner i Korinthiasit, me mbrojtësin që ka marrë 11.3% të votave dhe diferenca e madhe konfirmon faktin që askush nuk luan futboll më fort se Felipe Melo, i cili ishte dhe lojtari me më shumë kartonë në ekipin e tij gjatë këtij sezoni.