VIDEO/ Vrapon çuditshëm ndaj Adama Traoresë, Granit Xhaka rrit pakënaqësitë te tifozët e Arsenalit

Arsenali vazhdon me rezultatet negative në Premier League, teksa ditën e djeshme “topçinjtë” pësuan një tjetër disfatë në shtëpi ndaj Wolverhampton. Kjo humbje bën mjaft të vështirë situatën e Arsenalit në luftën për një vend në Champions League. Shumë e përfolur ishte edhe performanca e shqiptarit Granit Xhaka, i cili u kryqëzua nga tifozët kryeqytetas për mënyrën e dobët të ndërhyrjes ndaj kundërshtarit.

Gjithashtu në “Twitter” tregohet një video ku 28 vjeçari ishte duke markuar lojtarin e Wolves, Adama Traore. Në vend që Xhaka t’i ndërhynte për t’i marë topin, ai e lejon të futet në zonë. Një fans i Arsenalit në “Twitter” ka shpërndarë këtë video me mbishkrimin: “çfarë turpi mbrojtja e Xhakës”. Tifozët e kësaj skuadre shpesh herë i kanë bërë thirrje skuadrës për ta larguar lojtarin, për shkak të pakënaqësisë me lojën e tij./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online