Fortesa “Niko Dovana”, 11 ndeshje për të rënë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Teuta është pushim këtë javë, pasi në program ka takimin me Kamzën e përjashtuar nga kampionati. Durrsakët do të marrin tre pikët në tavolinë dhe më pas do të mendojnë për ndeshjen me Kukësin në kampionat. Kjo periudhë i shërben skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi për të reflektuar mbi problemet që kanë pasur kohët e fundit.

Tirana i mundi në fundjavë dhe Teuta pas 11 ndeshjesh në kampionat pësoi një humbje në shtëpi. “Djemtë e Detit” nuk humbnin në stadiumin “Niko Dovana” që prej muajit shtator, në takimin kundër Kukësit që u zgjidh nga një gol i Rexhinaldos.

Gjashtë fitore numëronte në kampionat Teuta në shtëpi, ndërkohë që pesë takime të tjera janë mbyllur në  barazim. Në këto ndeshje pa humbje, ekipi bregdetar nuk ka shënuar vetëm në një takim kundër Kamzës, që u mbyll me rezultatin e pastër 0-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *