Formula/ Eliminuan Astanën dhe tani i pret Hajdukut i Splitit, Apolonia është vetëm një hap larg ndeshjeve me Juventusin dhe Interin

Apolonia U-19 ka bërë një arritje të madhe për futbollin shqiptar duke kaluar një tur në Europë, megjithëse shihej si ekipi i dobët në letër me Astanën. Djelmoshat shqiptar barazuan 1-1 në transfertë, ndërsa fituan me shifrat 3-1 në Shqipëri, duke kaluar në raundin tjetër. Golat do të shënoheshin nga ana e Maksutit që gjeti dopietën dhe perlës së Kurtit.

Pas këtij raundi të kaluar vjen edhe faza e fundit. Atje Apolonia do të përballet kundër Hajdukut të Splitit që arriti të eliminonte Gabalan U-19 me shifrat 5-1 në rezultatin e përgjithshëm, pas dy ndeshjeve të luajtura.

Ndërkohë nëse Apolonia do të kalonte edhe Hajdukun e Splitit, do të hynte në ndeshjet e prestigjit. Tashmë është e ditur se grupet e Uefa Youth League janë të formuara në të njëjtën mënyrë ashtu si edhe grupet e Champions League, me të njëjtat ekipe që përkojnë me të mëdhatë dhe grup moshat.

Sa i përket ekipeve të tjera që shpallen kampione në vendet e tyre dhe nuk e kanë skuadrën e madhe në grupet e Champions League, është menduar një rrugë tjetër kalimi. Për këtë arsye, nëse Apolonia mund edhe Hajdukun e Splitit, atëherë do të bashkohet në fazën e 1/16 me kundërshtarë të kalibrit Ajax, Juventus, Inter dhe Porto, nisur nga renditja aktuale e këtyre ekipeve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online