Formula e re/ Franca merr kreun e renditjes botërore, Shqipëria e Kosova në vend

Franca merr kryesimin e renditjes botërore të FIFA-s, menjëherë pas triumfit në Kupën e Botës 2018 dhe përllogaritjes së klasifikimit me formulën e re, e cila ka hyrë në fuqi prej muajit qershor. “Gjelat” e shohin vetenmë lart se të gjithë, duke fituar gjashtë vende. Franca rikthehet në krye për herë të parë pas 16 vitesh, ku për herë të fundit ishin në maj të vitit 2002.

Gjithsesi, blutë i ndajnë vetëm tre pikë nga gjysmëfinalistët e Botërorit, Belgjika, të cilët janë ngjitur në vendin e dytë, duke ndryshuar vendin me Brazilin, ndërsa Kroacia u ngjit në vendin e katërt. Arritja e finales bëri që ekipi ballkanas të fitonte plot 16 vende.

Lëvizje të tjera të mëdha ishin ato të Uruguajit, që u ngjit në vendin e pestë, Anglia në të gjashti, Suedia në të 13-ti dhe Rusia në të 49-in. Bazuar në rezultatet e Kupës së Botës, pati edhe skuadra që pësuan rënie të madhe. Nga Gjermania që humbi 14 vende dhe tashmë është e 15-ta.

Për sa i takon Shqipërisë, kuqezinjtë mbeten në vend-numëro, në vendin e 58-të. Asnjë ndryshim edhe për përfaqësuesen e Kosovës, e cila mbetet në vendin e 141-të nga renditja me 206 skuadra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online