Formacioni, Ze Maria vendos për më të mirët  

Në dyshim vetëm Sentamu, ndërkohë që Dorian Kërçiku është kthyer në ekip

Olsi Avdiaj

Tirana është gati për transfertën e Kuçovës ku do të luajë me Tomorin. Me skuadrën është bashkuar mbrojtësi Dorian Kërçiku. Mbrojtësi ka kaluar gjendjen gripale dhe do të jetë gati për të shtunën. Madje dje ai është stërvitur normalisht me grupin. Trajneri Ze Maria ka vendosur që kundër Tomorit të hedhë në fushën e lojës, ekipin më të mirë që ka në dispozicion. Dje ai ka provuar 11-shen më të mirë që ka në grup. Ilion Lika pas pushimit, dje është parë në super-formë, gjatë stërvitjes.

Në mbrojtje Uellison, së bashku me Kërçikun, Turtullin dhe Hoxhallarin plotësojnë prapavijën. Mesfusha është e përbërë nga Daja, Mauexhe dhe Karabeci. Djathtas ndeshjen e nis Doka, ndërsa  Sentamu luan majtas. Nëse nuk ia del ugandezi, Halili-Çelhaka, luajnë një vend titullari mes njëri-tjetrit. Në sulm do të luajë i vetëm Majkëll Ngo. Ky është formacioni që ka luajtur gjatë gjithë kohës. Për t’u vënë re kthimi i Mauexhes në formacion që ka munguar dy javët e fundit të kampionatit.

Sentamu merr goditje në “ije”, lë në mes stërvitjen

Golashënuesi më i mirë i Tiranës dhe Kategorisë së Parë, Junus Sentamu ka braktisur dje stërvitjen. Lojtari gjatë ndeshjes stërvitore ka marrë një goditje në “ije” dhe është shtrirë në fushë. Menjëherë janë afruar doktorët, që pasi e kanë kontrolluar, e kanë lënë të lirë lojtarin që të futet në dhomat e zhveshjes. Futbollisti ka lënë stërvitjen, ndonëse me dhimbje në ije. Nëse nuk del sot në stërvitje rrezikon të luajë të shtunën ndaj Tomorit. Junus Sentamu është ai që po shkëlqen, duke qenë golashënuesi i Kategorisë së Parë. Ndoshta blerja më e goditur e bardhebluve. Pesë gola, shumë asist, e raste e bëjnë lojtarin më rezultativ te bardheblutë. Një sulmues që lëviz majtas e djathtas që bën gjithçka për golin. Njëri nga ata që po shënon pa pushim. Sentamu është golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë. Një zbulim dhe ndoshta një minierë ari për bardheblutë në Verë!

 

Formacioni i Tiranës

Lika

Kërçiku Uellison Turtulli Hoxhallari

Doka Daja Mauexhe Sentamu

Karabeci

Ngo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online