Formacioni, Ze Maria i fshihet kundërshtarit

Ze Maria kërkon të mbajë të fshehtë lojtarët që do të luajnë të mërkurën në ndeshjen me Vllazninë

Tirana është gati për sfidën e ditës së mërkurë me Vllazninë. Asnjë lojtar nuk është i dëmtuar. Edhe Turtulli është gati për të luajtur në këtë takim, ndonëse gjasat janë që ai sërish mund të ruhet nga një dëmtim. Por nëse gjërat nga “Ok” nga ana shëndetësore, nuk mund të thuhet kështu për formacionin. Prej disa ditësh trajneri është duke menduar se kë nga lojtarët do të hedhë në fushën e lojës. Janë dy opsionet për skuadrën bardheblu që do të luajë ditën e mërkurë.

Versioni i parë – Skuadra mund të luajë me formacionin që Ze Maria hodhi takimin me Apoloninë. Më saktë, Lika luan në portë, Doka djathtas, në qendër Turtulli dhe Uellison, ndërsa majtas Hoxhallari. Në mesfushë Halili djathtas. Në qendër të mesfushës, Karabeci e Mauexhe, ndërsa majtas Sentamu. Në sulm Greca e Ngo. Por mund të ketë një modifikim të vogël me Sentamun që kalon në sulm, Halili spostohet majtas, ndërsa Kërçiku kthehet në mbrojtje e Doka spostohet në të djathtë të mesfushës.

Versioni i dytë – Një tjetër plan është që Ze Maria t’i kthehet sistemit të tij të vjetër, 4-5-1. në fakt një sistem fitues me një mbrojtje katërshe Kërçiku, Turtulli, Uellison e Hoxhallari. Krahët me Dokën e njërin prej Sentamus e Halilit, ndërsa në mesfushë, Karabeci, Daja e Mauexhe. Në sulm balotazh tresh, Ngo-Greca e Sentamu, gjithmonë, të llogaritura në mes lëvizjeve në repartet e tjera. Gjithsesi, vetëm sot zgjidhet enigma se cili nga lojtarët do të luajë titullar në ndeshjen e së mërkurës me Vllazninë në “Selman Stërmasi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online