Formacioni më i mirë në javën e parë të Superiores, kthehet Muçi që njohim dhe 3 lojtarë nga ekipi i surprizës

Java e parë e Kategorisë Superiore është zhvilluar dhe është lënë pas bojkoti për shkak të kërkesave që kishte Liga Profesioniste karshi Qeverisë. Ashtu siç ishte thënë edhe më herët, Kastrioti mund të jetë ekipi surprizë i këtij sezoni në elitën e futbollit të vendit tonë.

Menjëherë ka ardhur fitorja në shifrat 2-1 ndaj Partizanit të Ilir Dajës, duke i hequr mundësinë e festës në debutim. Sa i përket formacionit më të mirë të publikuar nga ana e “Sport Ekspres” me analizën e Oltijon Kërnaja, janë tre lojtarë të Kastriotit që janë të përfshirë në formacion. Ndërkohë vendosjen e plotë mund ta shihni më poshtë:

Formacioni i javës

Dajsinani (Skënderbeu)– Shumë punë e gardianit të Skënderbeut përballë sulmeve të furishme të Teutës. Deçiziv me pritjet e tij!

Najdovski (Tirana)- Meriton notën 10. Dy gola të shënuar, asnjë rrezik nga sulmuesit e Kukësit. Të gjithë duelet e fituar.

Boyom (Kastrioti) – Duket që dëmtimet i ka kaluar dhe rikthehet Boyom që ishte tek Luftëtari! Shumë duele te fituara, sidomos në ato dyluftime fizike.

Hadroj (Bylis)- 21 vjeçari pukjan tregoi që është një ndër elementet më të mirë të linjës së djathtë.  Një gol i realizuar prej sulmuesi të vërtetë.  Nëse Partizanit i hapet merkato ne janar, Hadroj do ishte ideali për mbrojtës të djathtë.

Isaevski (Vllaznia)- Maqedonasi ishte i pa lodhshëm në këtë ndeshje!  Shumë krosime, ku erdhi dhe goli i parë i Vllaznisë!

Meksi (Skënderbeu)- Kapiteni i Skënderbeut ishte në lartësine e duhur, me një gol për kornizë.

Mllugja (Bylis)- Duket se mesfushori i Bylisit nuk i ka fikur motorrët as gjatë pushimeve, vazhdon i kudondodhur ne çdo minutë! I pa lodhur.

Muçi (Tirana) –Për shkak të mungesave, u aktivizua në pozicionin e tij ideal, si gjysmë sulmues, dy krosime perfekte për golat e Tiranës. Cdo top kalonte ngë këmbët e tij. Muçi që njohim të gjithë.

Rezi (Kastrioti)- I ardhur në momentet e fundit tek Kastrioti, nga një sezon jo shumë produktiv ne kategorinë e parë tek Erzeni. Por i shuan zërat e kritikave me një super gol që i dhuroi 3 pikë Kastriotit kundër Partizanit.

Dilaver (Vllaznia)- Duket se ka marrë përsipër sulmin e Vllaznisë, arriti të shënonte një gol, por ishte gjatë gjithë kohës rrezik konstant për mbrojtjen e Apollonisë.

David De Silva (Kastrioti) – Shënon një gol nga hiçi, fitoj te gjitha dyluftimet me mbrojtësit e Partizanit. I shpejtë, teknik dhe i fortë. Sulmues për t’u mbajtur nën vëzhgim, ndoshta zbulimi i sezonit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online