Formacioni më i mirë i javës së 17, nga Zogoviç te Mazrekaj dhe Seferi

Java e 17 e Superiores është mbyllur, atje ku kryeqendra e vëmendjes ishte te Partizani-Vllaznia. Një ndeshje e përfunduar pa gola, por ku dalluan shumë futbollistë. Më poshtë gjeni edhe formacionin më të mirë të javës së 17 të kampionatit në analizën e Oltijon Kërnajës për “Sport Ekspres”. Për ta nisur nga heroi Zogoviç e për të vazhduar me Mazrekaj dhe Seferi.

Formacioni javës 1-4-3-3

Zogoviç- Në një mënyrë apo tjetrën, duhej të mbante portën e pa prekur. Ia arrin qëllimit, ndoshta dhe me pak fat në rastin e minutës së fundit, por fati gjithmonë është me më të mirin.

Mala- Ndoshta trajneri Daja, pas shumë afrimeve ne repartin e mesit te fushës dhe të sulmit, ka ardhur koha që Mala të kthehet si mbrojtës i djathtë. Në 15 minuta lojë si mbrojtës i djathtë i dha frymëmarrje krahut, duke i lënë më shumë lirshmëri Asanit në pjesën ofensive.

Adili- Lider i kësaj Vllaznie që kryeson. Mbyllë sa majtas sa djathtas sulmet e Partizanit!

Broja- E nis në mesfushë dhe e përfundon si qendërmbrojtës, kudo mëse përfekt! Stabil, i fortë dhe shumë i saktë.

Ismajlgeci- Vazhdon me paraqitjet e mira! Nga krahu i tij nuk kalon pothuajse asnjëherë asnjë kundërshtar. Ndërsa është mjaft aktiv në ofensiv, Tirana gjatë gjithë ndeshjes vetëm në krahun e majtë sulmonte, andej nga erdhi dhe goli!.

Limaj- Me trajnerin e ri, i ri besuan çelësat e mesit të fushës dhe shpërblimi ishin 3 golat e realizuar.

Deliu- Motori i Laçit, mbulon shumë dhe i del frymëmarrje ekipit!

Ibrahimi- Kapiteni i Kukësit po tregon çdo ndeshje që është një ndër elementet më cilësor në kampionatin tonë.

Mazrekaj– Tjetër gol me vlerën e 3 pikëve për ekipin e Laçit, falë formës së treguar, mori si shpërblim një zgjatje kontrate nga presidenca!

Seferi- Pas shumë tentativash vjen goli i parë i Seferit në Superligë! Tirana ka nevojë të lërë golat e tij, prandaj është investuar aq shumë për të.

Daci– Goli i parë në Superligë! Do e mbajë mend gjatë! Super koordinim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online