Kosova do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj në mbrëmjen e sotme. Dardanët kanë përballë Maqedoninë e Veriut dhe nëse do të arrijnë që të fitojnë, atëherë mbërrijnë në finalen që diskuton biletën e Europianit. Por kjo periudhë nuk është më e mira për Shaland pasi nuk ka tre lojtarë kryesorë në ekip si Muriqi, Rashica dhe Rrahmani.
Si do të jetë formacioni i Kosovës? “Gazeta Olle” ka dhënë një vendosje të mundshme të trajnerit të Kosovës duke aktivizuar nga minuta e parë portierin e gafave, Muric. Ky gardian nuk ofron aspak siguri me daljet e tij te dardanët, por përsëri vendoset përpara Bekajt të Tiranës.
Qendra e mbrojtjes do t’i besohet Dreshevic dhe Alitit. Shaland zgjedh që të rrezikojë me aktivizimin e Zhegrovës, që rezulton si një “ruletë”. Nëse ky lojtar do të jetë në ditën e tij më të mirë, do të jetë padyshim si protagonisti i takimit dhe më i miri i ndeshjes. Por në të kundërt mund të rezultoi si një dështim i madh, gjë kjo e cila ka ndodhur shpeshherë te Kosova. Ndërkohë majën e sulmit e merr Nuhiu që nuk bind si Muriqi, por e gjithë shpresa e tifozëve shqiptare mbetet te Atdheu. /Sport Ekspres/
Formacioni i mundshëm: Muric, Vojvoda, Aliti, Dreshevic, Kololli, Berisha, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli, Nuhiu.