Formacioni i javës | Siti, Bajern e Atletiko “pushtojnë” Evropën

Mbrëmjen e kaluar u luajtën dhe dy takimet e fundit për këtë javë në Champions League. Siç ndodh zakonisht, UEFA ditën e sotme ka zgjedhur formacionin e javës, bazuar në katër takimet, të cilat u luajtën mbrëmjet e së martës dhe të mërkurës.

Në formacionin e përzgjedhur dominojnë lojtarët e Mançester Sitit, të cilët janë plot 4. Gjithsesi, e nisim nga porta, ku padyshim është gardiani i Lionit, Antoni Lopes. Në mbrojtje rreshtohen plot pesë lojtarë.

Dyshja bavareze Alaba-Humels, si dhe dyshja e Atletikos Himenez-Godin, luajnë në mbrojtje së bashku me Zhordi Albën e Barcelonës. Në qendër të mesfushës është Nabil Bentaleb dhe David Silva. Nga krahët veprojnë dyshja e Sitit, Sane-Sterling, teksa në majën e sulmit është një tjetër “Citizens”, si Serxho Aguero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *