Pak momente na ndajnë nga përjetimi i emocioneve të para të Kampionatit Europian 2020. “Olimpiko” do të jetë stadiumi i parë që do të hapë dyert për këtë kompeticion për të pritur sfidën mes Italisë dhe Turqisë. Skuadrat janë gati për të filluar rrugëtimin e tyre dhe trajnerët kanë hapur “kartat” me të cilat do të kërkojnë fitoren këtë mbrëmje.
Mancini i beson eksperiencës së Bonucci-t dhe Chiellini-t në mbrojtje për të siguruar një 90 minutësh të qetë për portën e Donnarumma-s, ndërsa në sulm zbret treshen Insigne, Immobile dhe Berardi. Në kampin kundërshtar, turqit kërcënojnë në sulm me atë që ishte surpriza e kampionatit francez, Burak Yilmaz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/